Shteti Islamik ka formuar një qelizë në veri të Meksikës, vetëm disa kilometra larg kufirit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kumtuar organizata Xhidikall Uoç.
Kjo organizatë deklaroi se këto informata i ka siguruar nga disa zyrtarë anonim meksikanë.
Xhihadistët nga radhët e Shtetit Islamik u tha se po bashkëpunojnë ngushtë me kartelin famëkeq të drogës, Huarez, në Anapri, me gjasa të mira që të kalojnë kufirin ndërmjet qytetit meksikan Akala dhe Fort Henkokut në Teksas, raportoi organizata, përcolli gazeta britanike “Independent”.
Megjithatë, i menjëhershëm ishte reagimi i zyrtarëve amerikanë, të cilët mohuan raportet e medieve se Shteti Islamik ka formuar një qelizë në Meksikë.
Megjithatë, ekspertët tërhoqën vërejtjen se këto raporte mund të jenë tejet të dëmshme, ngase është kjo pikërisht propaganda, të cilën dëshiron ta përhapë Shteti Islamik.21 Media
Array