SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe takim për situatën në Afganistan

TË FUNDIT

Ministrat e Punëve të Jashtme të SHBA-së, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, sot në Bruksel do të diskutojnë për situatën në Afganistan, duke përshkallëzuar tensionet në mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe bisedimet bërthamore me Iranin, kumtoi Qeveria gjermane.

Në kumtesën e MPJ-së gjermane paralajmërohet se takimi i “shefave të diplomacive të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe përfaqësues i Francës, do të përqëndrohet në Afganistan, si dhe zhvillimet aktuale në kufirin ukrainas-rus dhe marrëveshja bërthamore me Iranin”.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Entoni Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Llojd Ostin janë në Bruksel për shkak të videokonferencës me homologët e tyre të NATO-s.

Aleanca duhet të vendosë nëse janë përmbushur kushtet për përfundimin e misionit në Afganistan, ku aktualisht janë të vendosur 9.600 trupa nga 36 vende.

Sipas një zyrtari amerikan të paemëruar, presidenti Xho Bajden ka vendosur të mbajë Armatën amerikane në Afganistan edhe pas 1 majit, por do të largohet nga vendi “pa kushte” deri më 11 shtator, duke shënuar 20 vjetorin e sulmit terrorist në SHBA, me çka pasoi ndërhyrja ushtarake në Afganistan./MIA