Për shkak të pandemisë me Kovid-19 në vitin 2020, Serbia shënoi ulje të madhe të numrit të vizitorëve nga turistë të huaj, që arriti nivel prej vetëm 24,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Entit republikan për statistikë (ERS).
Sipas statistikave zyrtare, nga gjithsej 424,479 turistë të huaj të regjistruar në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, shumica janë qytetarë të Bosnje e Hercegovinës – 49,253. Sipas numrit, vijojnë turistë nga Bullgaria (26,241), Kroacia (26,216) dhe Mali i Zi (24,693), ndërsa mbi njëzet mijë vizita kishin vetëm shtetasit e Gjermanisë (23,812), Turqisë (23,683) dhe Maqedonisë së Veriut (20,452).
Numri i përgjithshëm i qëndrimit të turistëve të huaj në periudhën nga 1 janari deri më 30 nëntor 2020, është 32.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kur bëhet fjalë për destinacionet e preferuara të turistëve të huaj në Serbi, në radhë të parë është Beogradi, të cilin vitin e kaluar e vizitoi çdo i dyti turistë i huaj (217.961). Vijon Novi Sadi me 32,275 dhe Zllatibori me 20,722 vizita, më pas Nishi (20,421) dhe Kopaoniku (17,665).