Sensacion arkeologjik në Kroaci: Gjenden varreza ilire

Autori: Lajmi.net Lajme, Rajoni 17:08, 30 Korrik 2015
Hulumtimet arkeologjike në Kroaci Hulumtimet arkeologjike në Kroaci
Vendi për të cilin po shkruajnë mediet ndërkombëtare është duke u përgatitur një ekspozitë në Kloviqev të Kroacisë.
Në një shkrim të së përditshmes kroate “Jutarnji List”, thuhet se varreza të këtij lloji në Adriatik deri më sot kanë qenë të panjohura, kurse dimensionet e tyre paraqesin një kapitull të ri të studimit të historisë së popullsisë lokale ilire ndër shekuj para lindjes së Krishtit.
“Rezultatet e hulumtimit kanë tejkaluar pritjet tona sepse pas gërmimeve janë paraqitur disa varreza monumentale në paraqitje rrethore me pllaka guri. Pjesa qendrore është e përbërë me dhjetëra varre, në mesin e të cilave gjenden vazo greke, armë hekuri, bronzi dhe argjendi dhe qelqi si dhe bizhuteri qelibari”, ka thënë arkeologu kroat Dinko Radiq, transmeton lajmi.net.
krupnije460_884430S0
Edhe pse në këtë varrezë janë gjetur pajisje greke, bëhet fjalë për varreza ilire.
Gratë janë varrosur së bashku me stoli, ndërsa meshkujt me armë, ndërsa të dy palët kanë pasur edhe vazo greke.
“Mendoj se zbulimet në varreza do të ndërrojnë mënyrën se si e kemi vërtetuar historinë në këtë rajon. Ilirët shpesh i perceptojmë si të margjinalizuar, posaçërisht në krahasim me kolonializuesit grekë të kohës, megjithatë, hulumtimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto treva ka qenë shumë më i madh se sa që ne deri me tani kemi menduar, e posaçërisht në aspektin politik”, ka thënë Radiq.
– See more at: http://lajmi.net/sensacion-arkeologjik-ne-kroaci-gjenden-varreza-ilire/#sthash.94J8yuLk.dpuf