Selimi: Aleanca për Shqiptarët, historikisht ka pasur probleme me bërjen e koalicioneve

TË FUNDIT

Analisti Sefer Selimi i ftuar sonte në emisionin Click Plus tha se Aleanca për Shqiptarët historikisht ka pasur probleme me bërjen e kolaicioneve. Ai përmendi koalicionin me RDK-në dhe Unitetin, pastaj me Lëvizjen Besa, me Alternativën dhe në fund me Danella Arsovskën, ku sot asnjëra nga këto koalicione nuk ekziston.
“Aleanca për Shqiptarët do të hyjë në Qeveri, por në rast të dështimit të negociatave, do t’i mbajë të gjitha armët kritikuese siç janë kriminaliteti, korrupsioni edhe kështu me radhë. Nga ana tjetër do të përdorë në integrimet e vendit. Aleanca për Shqiptarët rregullisht ka një sindromë për dështimin e koalicioneve. Në fillim ishte koalicioni me RDK-në dhe Unitetin, koalicioni me Lëvizjen Besa për kryetarin e shtetit, koalicioni me Alternativën për zgjedhjet parlamentare, koalicioni me VMRO-në në Qytetin e Shkupit. Të gjitha këto marrëveshje nuk ekzistojnë.