Sela: Nëse VMRO-ja bën qeveri pa shqiptarët, a do ta kundërshtonte VLEN-i?

TË FUNDIT

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në ClickPlus pyeti nëse koalicioni VLEN do ta kundërshtonte një Qeveri ku nuk marrin pjesë shqiptarët, që hipotetikisht, Sela tha sikur VMRO të formonte qeveri vetëm me Levicën dhe ZNAM, pa Frontin Europian ose VLEN-in, si do të vepronte kjo e fundit, transmeton TV21.

“Në të ardhmen VMRO-ja, hipotetikisht po them, në qoftë se merr 61 deputetë ose bashkë me Levicën dhe ZNAM-in e bën qeverinë, se kjo është rruga ku ka hyrë VLEN-i. A ka mundësi t’i pyesni publikisht ose në studio kur të vijnë, çfarë mendojnë nëse VMRO-ja bën qeveri pa VLEN-in dhe Frontin. Numrat janë, a e kundërshtojnë këtë ide?”, tha Sela.