Sela: Në zgjedhje u përballëm me VMRO-në!

TË FUNDIT

Ziadin Sela kryetar i Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe pjesë të Frontit Europian në Click Plus në TV21 tha se Fronti Europian edhe sot në zgjedhje u përballë me VMRO-DPMNE-në.

“Fronti Europian në zgjedhje u përballë me VMRO-DPMNE-në, kjo është e vërteta. Tani për argatllëkun që i bëri VLENI, Lëvizja Besa me ato eksponentët tjerë që i bëri VMRO-së dhe LSDM-së në mënyrë që të bie dhe Fronti Europian të mos jetë partia e dytë në nivel shteti ia përsëriti edhe zgjedhjet në Llërcë. Kjo është, edhe sot ne u përballëm me VMRO-DPMNE-në, me kampusin politik maqedonas. Po flas për 6 – 7 vendvotime në zonën 5 dhe përsëri e fituam këtë betejë”, tha Ziadin Sela në Click Plus.

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/464019412828117