Sela: Jemi të gatshëm për zgjedhje!

TË FUNDIT

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot njoftoi se janë zgjedhur kryetarët e degëve të ASh-së në 18 komuna, përcjell TV21. Sela tha se me reformat në parti janë të gatshëm për zgjedhje, që sipas tij duhet të jenë të parakohshme.

“Ne jemi të gatshëm. Jemi të gatshëm për të shkuar në zgjedhje kurdo që të shpallen ata, ndërsa qëndrimi jonë si Aleancë për Shqiptarët është që zgjedhjet duhet të jenë të parakohshme në mënyrë që të dalim nga të gjithë këto kriza që janë të përditshme qoftë në aspektin , politik, ekonomik e energjetik”, tha mes tjerash Sela.