Sektori publik para Qeverisë kërkon rritje të pagave për 2.806 denarë! Dimovski: Punëtori është fuqia lëvizëse e shtetit

TË FUNDIT

Me vendosjen e disa karrigeve para Qeverië, pjesëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i dërguan mesazh ekzekutivit që të rrisin pagat në sektorin publik për 2.806 denarë, përcjell TV21. Kryetar i LSM-së, Darko Dimovski tha se problemi mund të zgjidhet përmes amendamenteve në Kuvend ose përmes marrëveshjes kolektive.

“E thërras të gjithë Qeverinë, në krye me kryeministrin. Ta zgjedhim problemin sa më parë. Ose përmes amendamentit në Kuvend, ose përmes marrëveshjes kolektive në sektorin publik. Le të urdhërojnë, le të zgjedhin. Ne jemi këtu deri në ora 14:00. Gjithkund në të gjithë Maqedoninë ka grevë, në të gjitha qytetet, në vendet e tyre të punës, për këtë merreni me seriozisht punën, mos ta çojmë shtetin në kolaps. Punëtori është fuqia lëvizëse e shtetit”, deklaroi tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.