Sekretari Karter komenton marrëveshjen me Iranin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Eshton Karter u ka thënë ligjvënësve amerikanë, se nënshkrimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, nuk i ndalon SHBA-të, të përgjigjen me forcë ushtarake nëse është e nevojshme. Nëse Irani bën agresion, ne me shpejtësi mund të rrisim numrin e forcave në rajon, të cilët kanë aftësitë më të avancuara, tha Karter para Komitetit për Shërbime të Armatosura të Senatit./21Media