Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu, në Daily Click në TV21 tha se, për tu anëtarësuar Maqedonia në Bashkimin Evropian, duhet t’i tejkalojë problemet me fqinjin bullgar, që siç tha Sejdiu, këto probleme duhet zgjidhur shpejt. Tutje, ai tha janë të sigurt se Maqedonia do të jetë pjesë e BE-së gjatë këtij mandati.
“Mendoj se ka një çfarë dakordësie që Maqedonia të gjejë rrugën e vetme që e ka dhe për të gjetur këtë rrugë duhet t’i tejkalojë problemet që i ka me fqinjët, në këtë rast, me bullgarët dhe pasi edhe VLEN edhe të tjerët thonë se do të anëtarësohet ndoshta gjatë këtij mandati Maqedonia në Unionin Evropian, duhet të zgjidhet shpejt kjo problematikë se nëse ne themi se do të anëtarësohemi në Unionin Europian kaq shpejt dhe jemi të sigurt, do të thotë se jemi të sigurt se edhe ky problem do të zgjidhet”, tha Sejdiu.