Debati për Ligjin për Gjuhët, e ka komentuar edhe nënkryetari k Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu në Daily Click në TV21. Sejdiu tha se BDI qëllimisht e ka bërë me mangësi ligjin për gjuhën shqipe që siç thotë, që kur të jetë në ditë të vështira, ta përdor atë.
“BDI qëllimisht e ka bërë me mangësi këtë ligj që ta përdor kur të jetë në ditë të vështira siç është sot dhe ta keqpërdor për opinionin e gjerë se kinse gjuha shqipe nuk do të flitet më se ata edhe kur erdhën në Qeveri thanë se, prej momentit që ka ardhur BDI në kemi filluar të flasim shqip e tani kur janë në opozitë, përsëri ne nuk do të flasim shqip se ata nuk janë më Qeveri”, tha Blerim Sejdiu.