Seanca të katër komisioneve kuvendore

TË FUNDIT

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia dënohet me 9 vjet burg

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin...

Kida rrëmben vëmendje me ndryshimin e ri

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida përveç që njihet për projektet e saj, njihet edhe për eksperimentet që...

Guteresh mirëpriti hyrjen në fuqi të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guteresh mirëpriti hyrjen e sotme në fuqi të Traktatit për Ndalimin e Armëve...

Xhonson: Ka prova se varianti i ri i korona virusit është më vdekjeprurës

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, ka...

Në Kuvend  për sot janë paralajmëruar seanca të komisioneve për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për financim dhe buxhet, Komisioni ligjvënës juridik, si dhe të Komisionit për çështje evropiane.

Komisioni për Financim dhe buxhet do të diskutojë për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Procedurën tatimore, të Ligjit për Regjistrimin e pagesave të parave të gatshme, të Ligjit për kontributet e sigurimeve të detyrueshme sociale, të gjitha në leximin e parë, ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojëra argëtuese, leximi i parë, si dhe ndryshimet e Ligjit për Bankën e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e zhvillimit dhe ligjet për plotësim të Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, që të tre me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjin për themelimin e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurën e punësimit në shkallë të dytë, në lexim të parë, ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kundërvajtje dhe të Ligjit për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve të tjera në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, të dyja në procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Propozim ligji për Agjencinë për zbulim, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për formimin e Komisionit shtetëror për vendosjen në procedurën administrative dhe procedurën e punësimit në shkallën e dytë, në lexim të parë dhe Propozim ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në materie penale gjithashtu në lexim të parë  do të gjenden para anëtarëve të Komisionit për çështjet evropiane.

Dy seanca do të mbajë edhe Komisioni ligjvënës-juridik. 

TË NGJAJSHME