Saranda Imeri: Së shpejti do të kemi veprim për kreditë e shpejta

TË FUNDIT

Deputetja e koalicionit VLEN në një dalje për media foli edhe për procesin e mbylljes së kazinove online. Imeri tha se tani për tani në proces është mbyllja e kazinove online, por shtoi se së shpejti do të ketë veprim edhe për kreditë e shpejta.

“Në proces të tanishëm janë mbyllja e kazinove online, kurse për kreditë e shpejta, edhe për ato do të kemi së shpejti veprim”, tha Saranda Imer nga koalicioni VLEN.