Deputetja e koalicionit VLEN në një dalje për media foli edhe për opozitën gjegjësisht Frontin Europian. Imeri para gazetarëve tha se koalicioni VLEN ka pritur që të jenë opozitë konstruktive, por siç shtoi, BDI-ja të gjitha dështimet e veta në Qeverisjet e kaluara mundohet që nëpërmjet propagandës t’ia adresojë koalicionit VLEN.
“Shihet qartë se të gjitha dështimet e tyre, dhe të gjitha punët që ato i kanë lënë, tani po dalin në shesh. Dhe të gjitha këto po mundohen që me propagandë dhe me shpifje që t’i adresojnë te Qeveria e re, gjegjësisht te koalicioni VLEN”, deklaroi Saranda Imeri – deputete e koalicionit VLEN.