Sami Tërnoci nga Bujanoci i del në ndihmë mërgatës shqiptare për regjistrimin

TË FUNDIT

Procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut i ka mobilizuar edhe mërgimtarët nga trojet shqiptare. Kështu është rasti me mërgimtarin nga Bujanoci, Sami Tërnoci që jeton në Bern.

Në një prononcim për TV21, Samiu ka treguar se për t’i ndihmuar mërgimtarët e Maqedonisë së Veriut, ofron zyrën e tij me kompjuter dhe u jep udhëzimet e nevojshme për të kryer procesin e regjistrimit.

“Ndihma është vullnetare. Të gjithë ata që kanë nevojë, mund të vijnë në zyrën tonë dhe unë ju ndihmoj që të regjistrohen. Ata duhet t’i kenë dokumentet e nevojshme, kurse unë ju ndihmoj për regjistrimin”, tha për TV21, Tërnoci.

Zyra e Tërnocit gjendet në Bern, me adresë: Lugina Versicherungen GmbH Bümplizstrasse 176 3018 Bern

Regjistrimi i diasporës së Maqedonisë së Veriut ka filluar më 1 mars dhe pritet të përfundojë më 21 prill. Ueb faqja për regjistrim është “Census.stat.gov.mk”, ndërkaq për instruksione janë hapur edhe dy linja telefonike që kanë qasje në aplikacionet “Viber” dhe “WhatsApp”, mbajnë numrat si:
+38971483313
+38971483291

Përndryshe, ndihma vjen ngaqë një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve nuk i kanë informacionet e duhura për atë se si realizohet regjistrimi elektronik në Maqedoninë e Veriut./TV21

TË NGJAJSHME