Sali: Nuk kemi krizë të insulinës

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, bekim Sali thotë se nuk do të ketë mungesë të insulinës në vend, përcjell TV21. Sali tha se tenderi për furnizim me insulinë është hapur dhe se vetëm pritet të kalohen afatet ligjore sipas Ligjit për furnizim.

“Nuk kemi krizë të insulinës. Nuk duhet të vendoset në panik opinioni se nuk do të kemi insulinë sepse tenderi që ka mbaruar, e sigurojmë me anekse për lloje të caktuara të insulinës, nuk është vetëm një tip, ka më tepër lloje të insulinës që i sigurojmë me kohë, kështu që pacientët nuk duhet të shqetësohen për mungesë të insulinës”, tha mes tjerash Sali.