Sa deputetë fitojnë shqiptarët me një, e sa me disa njësi zgjedhore? Aziri: ASh propozon 8 njësi zgjedhore!

TË FUNDIT

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në “Click Plus” në TV21 tha se si parti janë kundër një njësie zgjedhore. Aziri tha se ASh propozon krijimin e 8 njësive zgjedhore.

“Si fillim dua të ju them se me këtë eliminohen pabarazitë në votë. Kemi pasur momente deri më tani kur një njësi zgjedhore me tjetër njësi zgjedhore dallohen me numër të madh të votuesve”, tha Aziri.

Ai thotë se shqiptarët do të fitojnë në të gjitha rastet, sipas tij vetëm në vitin 2006 statistikat tregojnë se shqiptarët do të merrnin më pak deputetë.

“Shembull në vitin 2006, për herë të parë dhe të fundit ka ndodhur që që në dy cikle parlamentare të rritet numri i votuesve për 77.153 vota, shqiptarët fituan 28 deputetë, ndërsa me një njësi zgjedhore do të fitonin 25 deputetë”, tha Aziri.

Deputeti Aziri theksoi se në të gjitha ciklet e tjera zgjedhore, shqiptarët sipas statistikave do të merrnin më tepër deputetë me një njësi zgjedhore.

“Zgjedhjet e parakohshme në vitin 2008, partitë shqiptare fituan 28 deputetë, me një njësi zgjedhore do të kishin 26, po në vitin 2011 morën 25, ndërsa nëse do të kishte një njësi zgjedhore do të merrnin 26. Në vitin 2014 shqiptarët morën 27, ndërsa nëse do të kishte një njësi zgjedhore do të merrnin 28”, deklaroi Aziri.

Aziri tha se kjo dëshmon se propozimi i ASh-së nuk është vendosur në bazë të paragjykimeve etnike.

“Me këtë dua të them se në propozimin tonë nuk është paragjykim shenja etnike. Nëse do të merrnin shqiptarët më shumë me një njësi zgjedhore apo ma pak, sepse ja, statistikat tregojnë se në ciklet e kaluara gjatë viteve të kaluara, ne do të merrnim më tepë deputet si shqiptarë. E njëjta edhe në vitin 2016, ne kemi pasur 20, me një njësi do të merrnim 21 deputetë, tha Aziri.

MARKETING I PAGUAR POLITIK