“Infrastruktura rrugore është parakusht për zhvillimin ekonomik të çdo vendi”, thotë njeriu i parë i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi.
Ai në magazinën informative 21Livenews shtoi se Korridori 8 është shumë i rëndësishëm për vendin pasi që do të lidhet Lindja dhe Perëndimi dhe do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
