I pyetur për mësimin e gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës, Arben Taravari nga VLEN tha se librat nuk i ka bërë VLEN, dhe se ato janë shtypur në vitin 2023.
“Rusishtja nuk fillon në Kumanovë, unë i shoh tash, duke udhëtuar për në Maqedoni, i pash librat e rusishtes që ishin shtypur në Maqedoni prej 2023-shin, kështu që besoj që këto libra nuk i ka bërë VLEN-i, i ka bërë dikush tjetër”, tha Taravari.