“Rrugëtimin për liri, drejtësi, barazi por edhe integrimet i kemi të përbashkëta” – tha Artan Grubi

TË FUNDIT

Mick Schumacher pjesë e ekipit “Haas”

Mick Schumacher, djali i kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e...

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nëpërmjet një konference për media uroi të gjithë shqiptarët për 22 nëntorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Grubi theksoi se parimi për vetëvendosje për etni, gjuhë, identitet dhe përkatësi nuk mund të caktohen me traktate dhe marrëveshje por mbi parimet e të drejtës hyjnore.

“Rrugëtimin për liri, drejtësi, barazi por edhe integrimet i kemi të përbashkët, parimi për vetëvendosje për etni, gjuhë, identitet dhe përkatësi nuk mund të caktohet me traktate e marrëveshje por mbi parimet e të drejtës hyjnore. E kaluara nuk guxon të mbajë peng të ardhmen, nuk kthehen metodat dhe vlerat e shekullit 19 në shekullin 21.

Në emër të Qeverisë duke kujtuar dhe u përkulur para të gjithë burrave dhe grave të kombit tonë ndër dekada dhe shekuj, uroj të gjithë shqiptarët për 22 nëntorin – Ditën e Kongresit të Manastirit dhe të Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, theksoi mes tjerash zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

TË NGJAJSHME