Rritja e ekonomisë prej 2.9%, rreth 3% deri në 2027-tën, “Standard&Poor’s” konfirmoi rejtingun kreditor BB- për vendin

TË FUNDIT

Ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të rritet për 2.9% dhe do të stabilizohet në rreth 3% deri në vitin 2027 – theksojnë nga agjencia kreditore “Standard dhe Purs”, e cila konfirmoi rejtingun kreditor të vendit “BB-“ me pamje stabile. Kjo është kundër pritjeve të Qeverisë se ekonomia këtë vit do të rritet për 3.7%. Nga Agjencia theksojnë se është i mundshëm presion për realizimin e deficitit buxhetor i cili për këtë vit është projektuar në 4% të BPV-së.

“Presion ndaj realizimit të deficidit të projektuar buxhetor mund të paraqiten mes tjerash në realizimin e normave më të ulëta të rritjes nga ato të projektuara, pagesa më e ulët e tatimeve, ekonomia gri si dhe rritja e shpenzimeve për investime”, thonë nga “Standard and Poor’s”.

Agjencia pret që norma e inflacionit të mbetet mesatarisht 3.5% si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimit. Theksojnë se nevojitet konsolidim i përforcuar fiskal dhe zbatim i reformave strukturore që mund të sjelli progres të dukshëm për vendin. Edhe profesori universitar, Borçe Trenovski në emisionin “Biznes 21” theksoi se Strategjia shtetërore zhvillimore tregon se pa zbatimin e reformave strukturore nuk ka progres.

“Por ajo që ka posaçërisht rëndësi, u tregua se nëse nuk bëjmë ndryshime, rritja jonë do të lëvizë nga 2 deri në 2.5%. d.m.th. nëse mbetemi në gjendje aktuale. Kuptohet nëse ka cikle investuese, injektim të mjeteve, do të lëviz, megjithatë zhvillim afatgjatë nuk do të ketë. Nëse i bëjmë ato ndryshime, ai do të dyfishohet, nëse i përfshijmë të gjithë bazamentet që janë të definuar këtu. D.m.th. keni zhvillim të dyfishuar, nëse kemi rritje prej 30 deri në 40 për qind të të ardhurave publike të buxhetit, atë që e folëm. D.m.th. edhe buxheti edhe zhvillimi dhe pritjet e zgjatjes së jetës do të rritet për disa vjet. Madje këto janë masa edhe që njerëzit të jetojnë më mirë”, potencoi Borçe Tenovski – profesor universitar.

Përndryshe “Standard dhe Purs” e vlerëson rejtingun kreditor të vendit dy herë në vit, njëjtë aq vlerësohet edhe nga ana e “FITCH”. Ai paraqet indikator kyç për investitorët potencial gjatë sjelljes së vendimit për investim, ndërsa e tregon shkallën e rrezikut nga investimi. Ministrja e financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska paralajmëroi se këtë vit vendi do të japë eurobond, por nuk ka detaje për shumën dhe kur do të ndodh kjo.