Rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri

TË FUNDIT

3.9 miliardë vite i vjetër, objekti i veçantë që Biden ka vendosur në zyrën presidenciale

Kur ekuipazhi i Apollo 17 u kthye nga hëna, ata sollën përsëri një shkëmb hënor 3.9 miliardë vjeçar që...

Orizi i zi përmirëson funksionin e trurit dhe ngadalëson plakjen e tij

Orizi i zi ka qenë prej kohësh i njohur si një ilaç për veshkat, mëlçinë dhe dispepsi. Ai ka...

A është i shëndetshëm uji i gazuar?

Uji me gaz mund të jetë një alternativë e mirë në vend të pijeve të gazuara, por a është...

Moti do të jetë me vranësira, pasdite do të fillojnë të reshura të shiut

Moti në vend paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite, duke filluar nga perëndimi, do të...

Horoskopi 24 janar 2021

Dashi Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit, Venusit dhe Mërkurit gjatë gjithë së dielës. Nëse gjatë ditëve...

Në ditët e fundit në Shqipëri është shënuar rritje e të infektuarve të rinj nga Kovid-19, që sipas epidemiologëve është pasojë e grupimeve gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, në çka paralajmëruan edhe paraprakisht.

“Në 24 orët e kaluara nga 3.307 rastet e testuara të dyshimta, virusi i rrezikshëm është diagnostikuar te 707, që është rreth 24 për qind e të testuarve, që është rritje e incidencës për gjashtë për qind. Në të njëjtën kohë në listën e të shëruarve janë shënuar 439 persona, ndërsa katër pacientë të moshës 76 deri 89 vdiqën”, informoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Shtohet se në katër spitalet kovid po trajtohen 268 pacientë, 29 janë në terapi intensive, katër prej tyre janë të intubuar.

Në dhjetë muajt e kaluar në vend janë realizuar 300.413 teste, rezultat pozitiv është marrë te 65.334, që është 22 për qind e të testuarve. Betejën me virusin e rrezikshëm e fituan 38.860, aktivë në sëmundjen janë 25.218, ndërsa për fat të keq, përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve, 1.256 persona vdiqën, shtuan nga ministria.

Edhe pse të dhënat zyrtare tregojnë se në vend numri i të infektuarve deri në fund të vitit të kaluar ishte mbi 60 mijë, në studimin e fundit të Akademisë shqiptare të shkencave, numri real i të infektuarve me Kovid-19 në vend është rreth 600 mijë.

Në ndërkohë vazhdon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë nga katër spitale kovid me vaksinat të cilat Shqipëria, siç tha kryeministri Edi Rama, i mori si donacion nga një vend fqinj anëtar i BE-së.

Bëhet fjalë për 975 doza të vaksinave, nga të cilat më 11-tin e këtij muaji, kur edhe filloi vaksinimi, dozën e parë e mori edhe kryeministri Rama. Javën e ardhshme duhet të arrijnë 10.750 vaksina të dakorduara me Fajzerin.

TË NGJAJSHME