Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Do të rriten çmimet derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se çmimi i benzinës BS-95 do të rrite për gjysmë denari, ndërsa i benzinës BS-98 për një denarë. Edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë do të rritet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i naftës për 1.5 denarë.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Benzina BS-95 – 81,0 den/l

Benzina BS-98 – 83,5 den/l

Nafta- 79,5 den/l

Vaji ekstra i lehtë – 76,5 den/l