Rikthehet transporti ndërkombëtar i autobusëve, kthimi gradual i udhëtarëve edhe në linjat ndërurbane

TË FUNDIT

Transportuesit e autobusëve rihapin rrugët ndërkombëtare të transportit të udhëtarëve që ishin ndalur me masa kufizuese për të parandaluar virusin KOVID-19 dhe pritet edhe kthimi gradual i pasagjerëve në linjat ndërurbane. disa prej të cilave gjithashtu ishin ndaluar, ndërsa pjesa tjetër u përdorën shumë pak. Deri më tani, po funksionojnë 30 për qind e linjave ndërurbane.

Stacioni i autobusëve në Shkup, përmes të cilit transitojnë autobusët e transportit ndërkombëtar, tashmë ka njoftuar se transportuesit nga Serbia do të kthehen në linjat me frekuencë normale dhe se ata presin që transportuesit të bëjnë të njëjtën gjë në linjat në vendet e tjera.

“Stacioni i autobusëve ka funksionuar vazhdimisht që nga fillimi i pandemisë edhe kur ka pasur nisje minimale në ditë. Dhe ne jemi absolutisht të gatshëm për këtë ndryshim me kthimin e linjave ndërkombëtare. Pjesa tjetër në lidhje me dinamikën mbetet për tu njoftuar nga transportuesit që mirëmbajnë linjat ndërkombëtare sipas lejeve të tyre sepse supozoj se vetë transportuesit do të organizojnë dinamikën sipas kushteve të kufirit dhe dispozitat për hyrjen në vendet ku përfundon transporti”, tha për MIA-n, Maser Omeragiq, pronar i kompanisë Rule Turs, koncesioner i stacionit të autobusëve në Shkup.

Transportuesit nga Serbia njoftuan se nga nesër do të kthehen me një frekuencë normale shërbimi në linjat ndërkombëtare me vendin tonë. Kjo pritet të bëhet edhe nga transportuesit që shkojnë në Bullgari dhe në  Shqipëri, si dhe në Austri dhe në Zvicër, ndërsa për vendet e tjera transportuesit po presin informacione zyrtare mbi kushtet e hyrjes në këto vende.

Gjatë transportit të udhëtarëve në transportin e autobusëve, masat e përcaktuara të mbrojtjes janë të detyrueshme në kushte të pandemisë me KOVID. Duhet të ketë dezinfektues para hyrjes në autobus dhe çdo pasagjer duhet të ketë një maskë udhëtimi. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me Dekret, është përcaktuar që të transportohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, pra dy herë më pak, dhe siç thotë Omeragiq, gjatë ditës ata presin të specifikojnë rregulloren mbi këtë bazë.

Sipas Omeragiqit, kriza e KOVID-it e ka goditur këtë sektor në një periudhë të caktuar dhe me një ngarkesë të ulur 100 për qind të punës në transportin vendas me kufizime në futjen e karantinave, por edhe me rekomandime të tjera.

Në total, të gjitha linjat tani funksionojnë me kapacitet 25 deri në 30 për qind krahasuar me numrin e udhëtarëve dhe linjave nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Njerëzit ngadalë do të fillojnë të udhëtojnë. Gjatë periudhave të caktuara të krizës, kishte vetëm katër nisje nga Stacioni i Autobusëve Ndërurbanë në Shkup në katër qytete, ndërsa të tjerët nuk funksiononin për një kohë të gjatë, siç është linja me Tetovën, e cila nuk ishte funksionale për tre muaj, thotë Omeragiq.

Shoqata e Transportuesve “Lindja” thotë se për shkak të situatës me pandeminë dhe kufizimet, deri tani aktive janë 30 për qind e linjave ekzistuese.

“Duke u nisur nga Masat e Qeverisë për maksimum prej 50 për qind të okupimit të automjeteve, si dhe për shkak të situatës së përgjithshme, transportuesit kanë aktivizuar vetëm pjesërisht linjat ndër-komunale.

Aktualisht, një maksimum prej 30 për qind e linjave ekzistuese operojnë me një numër shumë të vogël të udhëtarëve, tha Shoqata “Lindja” për MIA-n.

“Në periudhën e kaluar, siç thonë ata, transportuesit janë përballur me humbje të mëdha, pësojnë humbje në bazë të regjistrimit të automjeteve, automjetet e përdorura për transport linjash ndër-komunale dhe ndërkombëtare nuk shfrytëzohen aktualisht, ndërkohë që policat e sigurimit janë aktive, në të njëjtën kohë automjetet amortizohen dhe prishen. Borxhet ekzistuese për pjesë rezervë dhe mjete të tjera shtesë dhe shpenzimet e tjera vijuese gjithashtu nuk janë në gjendje t’i mbulojnë. Transporti kontraktues gjithashtu pëson humbje për shkak të Dekretit për një maksimum prej 50 për qind të kapacitetit të automjeteve. Në disa raste, nga Qeveria janë kërkuar subvencione me masa të propozuara, por deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje për këtë problem”, thonë nga Shoqata e Transportuesve “Lindje”.

Kontrollorët e Inspektoratit Shtetëror të Transportit për periudhën nga 10 deri në 16 këtë muaj treguan se trafiku ndërkomunal është ulur akoma me rreth 90 për qind dhe se transporti që realizohet është brenda kushteve me dekretet, vendimet dhe protokollet e qeverisë.

Nga kontrollet e kryera në stacionet e autobusëve në disa qytete në të gjithë vendin, u përcaktua se respektohet vendimi i qeverisë për të ulur kapacitetin me 50 për qind, pra për gjysmën e numrit të udhëtarëve.

Inspektorati i Transportit ka vërejtur 13 shkelje të dekreteve dhe protokolleve, tre prej të cilave në linjën speciale ndër-komunale të transportit për punonjësit në personat juridikë në Komunën e Shtipit dhe një shkelje tjetër në transport me qëllim të tillë për personat juridikë në Kavadar dhe  në Shkup. Tetë shkelje kanë të bëjnë me transportin pa leje për linjat e transportit ndërkombëtar./MIA