Rikonstruimi i Qeverisë, Imeri: Analizat për emrat e rinj të ministrave bëhen në bazë të performancave të tyre

TË FUNDIT

Se a do të ketë rikonstruim më të gjerë të Qeverisë? Saranda Imeri tha se nga VLEN nuk ka diskutime për ndonjë ministër që do të tërhiqet ose do të ndërrojë digaster, por siç shtoi, nga radhët e VMRO-DPMNE-së qarkullojnë disa emra. Imeri tha se analizat për emrat e rinj të ministrave bëhen në bazë të performancës, që siç tha, partitë dhe liderët kanë bërë analizat dhe kanë ardhur në ndonjë përfundim.

“Unë mendoj që çdo parti politike dhe çdo lider që është në kuadër të koalicionit qeveritar, ka bërë analizat e tyre dhe në fund duhet të kenë ardhur në ndonjë përfundim sa i përket performancës së ministrave që i udhëheqin digasteret e ndryshme. Do të ngel që këto 24 orët e ardhshme të kemi qasje në informatat e sigurta”, deklaroi Imeri.