Rezultatet e regjistrimit të reflektohen në balancues/ Osmani: Çdo punësim të jetë në kuadër të përqindjeve nga regjistrimi”

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani mendon se në balancuesin për punësime duhet të përfshihet numri i përgjithshëm i popullsisë  që ka dal nga Regjistrimi 2021, sepse kështu është e shkruar edhe në Kushtetutë, në amendamentin që ka të bëjë me përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në vend. Shton se Ligji parasheh të ashtuquajturin balancuesin që do të thotë se çdo punësim duhet të jetë në kuadër të përqindjeve që dalin nga regjistrimi.

“Regjistrimi i tanishëm doli me rezultatet pak më ndryshe dhe tani kjo duhet të reflektohet edhe në kalkulatorin e këtij balancuesi në Agjencinë për punësim. Unë sa e di Agjencia për punësim veç më e ka integruar atë me 29.5 % për shqiptarët nëse flasim. Për shkak se ky është numri i përgjithshëm i qytetarëve shqiptarë. Ajo çfarë ka bërë Ministria e Informatikës, është se 6 % të cilët nuk janë deklaruar i ka shpërndarë në mënyrë proporcionale dhe në këtë mënyrë është arritur në 31.5% . Këtë unë nuk e di, do të duhet ekspertët të tregojnë. Mirëpo 29.5%  është reflektim I rezultatit i realitetit demografik i asaj që jep regjistrimi”.- deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.