Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër (16 qershor / e diel) në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në komunën e Ilindenit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të mbajtjes së garës së biçikletave “Trofeu Ilinden“ ë organizuar nga komuna.

Pjesëtarët e Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrin masa për devijimin e trafikut në rrugët përreth.

“Rruga e lëvizjes së pjesëmarrësve në garën e çiklizmit për rekreativë do të jetë nga salla sportive “Goce Dellçev”, përgjatë rr. 9, rr. 8 deri në fund – salla sportive Goce Dellçev, ndërsa traseja e lëvizjes së pjesëmarrësve në garën e çiklizmit për profesionistë do të jetë nga salla e sportit Goce Dellçev deri në objektin komunal Ilinden,përmes mbikalimit në lagjen Ilinden në drejtim të Ajvatovcit, Mrshevci, Deljadrovci, Tekia, Miladinovci, Kadino, Marino deri në destinacionin e sallës së sportit Goce Dellçev”, thonë nga MPB.

Ministria apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet gara me biçikleta.