Rasti “Alfa”, Almir Derplanin arrin në gjykatë

TË FUNDIT

Nën shoqërimin e forcave të mëdha policore, në Gjykatën Supreme ka arritur Almir Derplanin, i dënuar me 20 vjet burg në rastin “Alfa”. Përveç Derplanin, në këtë rast i dënuar me burgim të përjetshëm është edhe Agim Islami. Në Gjykatën Supreme sot pritet të merret vendim me çka hapet rruga për rigjykim në këtë rast.

Javë më parë, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në “Click Plus” në TV21 tha se pa marrë parasysh vendimin e Supremes, hapet rruga për rigjykimin e rastit, me çka Lloga tha se përmes ekspertizës do të dëshmohet pafajësia e Agim Islamit.

“Duhet të vendoset po ose jo, me vendimin që ka marë jo për reagimin por për personin tjetër që kemi folur. Pas kësaj, çfarëdo vendimi që sillet, pozitiv apo negativ, hapet rruga për rigjykim. Në momentin që hapet rruga për rigjykim, është ajo që ne e presim”, deklaroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë.