Rafuna: Autostrada Shkup-Bllacë, e rëndësishme për ekonominë e Kosovës dhe Maqedonisë

TË FUNDIT

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka komentuar zvarritjen e punimeve të autostradës Shkup – Bllacë duke u shprehur se ndërtimi sa më i shpejtë i saj është më mirë edhe për ekonomitë por edhe për qytetarët e dy vendeve. Ai rikujton se nga ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, ky relacion është shkurtuar në vetëm 45 minuta rrugë.

“Sa më shpejtë që ndërtohet edhe kjo pjesë e autostradës është më mirë për ekonomitë e dy vendeve tona. Unë dje kur erdha në Shkup e pash që është ndërtuar me ritëm të përshpejtuar dhe kjo më bënë shumë të lumtur dhe pres që shumë shpejtë të përfundojë dhe kjo pjesë e autostradës Bllacë-Shkup. Ne kemi lidhur Prishtinë-Shkup për 45 minuta, kështu që është e mirëseardhur jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonomitë tona”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i odës Ekonomike të Kosovës.