“Qytetarët janë të lodhur, anëtarësimi në BE – qëllimi i vetëm strategjik” – thotë Mickoski

TË FUNDIT

Anëtarësimi në BE, mbetet qëllimi i vetëm strategjik i Maqedonisë së Veriut, ka siguruar kryeministri Hristijan Mickoski, pasi pranoi raportin e Komisionit Europian, transmeton TV21.

“E di se qytetarët janë të lodhur nga gjithë ky proces dhe se pa arsye jemi në pritje, por qëllimi i vetëm strategjik dhe përmbajtjesor i së ardhmes së të gjithëve, mbetet anëtarësimi në BE”, tha Mickoski.