Qeveria caktoi seancë, pritet vendimi për vitin shkollor

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar seancë për sot.

Sipas paralajmërimeve, në kuadër të saj duhet të sillet edhe vendimi përfundimtar për atë se si dhe kur duhet të fillojë viti shkollor 2020/2021, pasi paraprakisht Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dërgoi propozimin e tij.

Ka propozuar që nxënësit deri në klasën e tretë të rikthehen në shkollë, ndërkaq të tjerët të vazhdojnë me mësim në distancë.

Se cili do të jetë vendimi i Qeverisë, do të njoftojnë nga shërbimi medial i Qeverisë pasi të përfundojë seanca./TV21