Qetësia edhe këtë fundjavë mbizotëroi në Koçan / Marshi i familjeve të të vdekurve në zjarr’in në diskotekën “Puls”

TË FUNDIT

Prindërit e të vdekurve në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, edhe këtë të shtunë dolën në marsh. Në orën 16:00, së bashku me të afërmit, miqtë dhe bashkëqytetarët e të vdekurve, shumica e të rinjve, u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit dhe më pas kaluan para kafenesë në pronësi të pronarit të diskotekës, para gjykatës, ndërtesës së komunës dhe policisë.

Në duar mbanin fotografitë e viktimave dhe pankarta me mesazhe dhe kërkesa për drejtësi për ata që humbën jetën.