Pyetjet e para të deputetëve në përbërjen e re – Deputetët e FE me afishe para kryeministrit Mickoski

TË FUNDIT

“Po Europës, jo Rusisë”, “Pa përkatësi etnike, nuk ka Marrëveshje të Ohrit”, “Larg duart nga gjuha shqipe”. Me këto afishe deputetët e FE dolën para foltores ku kryeministri iu përgjigj pyetjes së Blerim Bexhetit për atë nëse pas ndarjes së Maqedonisë nga pakoja eurointegruese me Shqipërinë, alternativa për vendin tonë është Rusia? Përndryshe Bexheti e parashtroi pyetjen edhe për sjelljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Balancuesin por edhe për debatin në vijim për ligjin për gjuhët. Bexheti akuzoi se Mickoski ka ndikim të drejtpërdrejt ndaj gjyqësorit. Kryeministri u përgjigj se Gjykatën Kushtetuese e zgjodhën pikërisht BDI dhe LSDM.

Pyetje Mickoskit i parashtroi edhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe i cili për rastin me drejtorin e ASK-së, Bojan Hristovski doli në foltoren me dokumente duke pohuar se ai nuk i plotëson kushtet për të paktën 5 vjet përvojë pune në profesion dhe se ka certifikatë të falsifikuar për gjuhën angleze.

Mickoski ia ktheu në të njëjtën mënyrë. Ai doli në foltoren me certifikata të funksionarëve të pushtetit paraprak të LSDM-së për të cilat pohonte se janë të falsifikuara.

Oliver Spasovski parashtroi pyetje për shtetasin bullgare të ministres për energjetikë, Sanja Bozhinovska ndërsa Mickoski u përgjigj se ajo është maqedonase më e madhe se të gjithë ata.