Punuan ose jo, 75 deputetë kanë marrë 122 mijë euro për shpenzime rrugore

TË FUNDIT

Nga 120 deputetë, 75 prej tyre kanë marrë 122.000 euro për shpenzime rrugore që nga muaji gusht e deri në fund të janarit.

Kjo përbërje e Kuvendit për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të vështirësive për të siguruar kuorum për shkak të shumicës në kufi, nuk punon siç duhet. Seancat dhe miratimi i ligjeve janë të rall. Sërish, edhe me këtë tempo të ngadaltë, të dhënat për gjysmëvjetorin e parë ë mandatit, tregojnë se shumca deri në fund të mandatit do të arrijë deri në milionë euro, siç edhe ka ndodhur në përbërjet e kaluara parlamentare.

Sipas të dhënave të SDK-së, shpenzime më të mëdha rrugore, për 5 muaj ka bërë Dajanço Eftimov nga VMRO-DPMNE-ja. Duke udhëtuar nga Vasileva deri në Kuvend, nga Kuvendi ka tërhequr 4.870 euro për shpenzime rrugore. Pas tij vjen Surija Rashidi i Aleancës për Shqiptarët cili udhëton nga Ladorishta dhe për shpenzime rrugore ka tërhequr 4.777 euro.

Për të njëjtën periudhë, Petar RIsteski nga VMRO-DPMNE-ja që udhëton nga Prilepi ka shpenzuar 4.092 euro, pas tij vjen edhe bashkëpartiakja Jodranka Pockova e cila udhëton nga Strumica dhe ka shpenzuar 3.968 euro.

Vijon Arbana Pasholli nga Dibra, deputete e Bashkimit Demokratik për Integrim e cila ka shpenzuar 2.633 euro, pas saj Angjelina Petkova nga Gjevgjelia, deputete e VMRO-DPMNE-së e cila ka shpenzuar 3.538 euro.

300 euro më pak se Petkova ka shpenzuar edhe deputetja socialdemokrate, Sonja Mihaillovska e cila udhëton nga Dellçeva. Pak më pak, 3.189 euro ka shpenzuar edhe socialdemokrati tjetër, Pançe Minov, ndërkaq bashkëpartiakja Dragica Gjavoqanova e cila udhëton nga Gjevgjelia ka shpenzuar 3.018 euro.

Lista është edhe më gjatë, por ne ua sollëm ata që qëndrojnë më lartë në listë./TV21