Protestë edhe para Kuvendit kundër propozimit francez

TË FUNDIT

Para ndërtesës së Kuvendit republikan sonte mbahet protestë, e cila pasoi pas aktiviteteve protestuese që janë duke  u zhvilluar edhe para Qeverisë, përmes të cilave kërkohet të hidhet poshtë propozimi francez për heqjen e vetos nga Bullgaria dhe zhbllokimin e integrimeve të vendit në Bashkimin Evropian.

Është rrëzuar gardhi mbrojtës, ndërsa hyrja kryesore e Kuvendit është siguruar nga kordoni i policisë. Demonstruesit hedhin vezë dhe shishe drejt ndërtesës së Kuvendit.

Pjesëmarrësit e protestës janë nisur drejt Kuvendit nga përballë ndërtesës së Qeverisë, ku gjithashtu është rrëzuar rrethoja mbrojtëse dhe disa prej tyre janë stacionuar në oborrin e Qeverisë. Në fillim të protestës u hodhën edhe vezë, shishe dhe fishekzjarre drejt ndërtesës qeveritare. Brohorisnin “Dorëheqje”, “Kurrë E Veriut vetëm Maqedoni”.

Protesta zyrtarisht nuk ka organizator, por mbështetet nga partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët mendojnë se propozimi është jashtëzakonisht i keq për popullin maqedonas dhe interesat kombëtare maqedonase.