Protesta kundër propozimit francez para Qeverisë

TË FUNDIT

 Para Qeverisë edhe sonte u realizua protestë nën moton “ULTIMATUM – Jo, faleminderit”, përmes të cilit kërkohet të hedhet poshtë propozimi francez për heqjen e vetos nga Bullgaria dhe zhbllokimin e integrimeve të shtetit në Bashkimin Evropian.

Një pjesë e pjesëmarrësve në protestë ndaj objektit të Qeverisë hodhën edhe vezë, lule.. ndërsa pasi u vendosen para policëve. Bëjnë thirrje “Dorëheqje” dhe këndojnë këngë patriotike.

Rreth ndërtesës së Qeverisë është dukshëm sigurim i përforcuar policor.

Protesta që filloi pardje zyrtarisht nuk ka organizator, por është e mbështetur nga aprti politike dhe organizata qytetare që konsiderojnë se propozimi është jashtëzakonisht i keq për popullin maqedonas dhe interesat nacionale maqedonase. Protesta mori mbështetje edhe nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, lideri i së cilës Hristijan Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen, siç tha, për të mbrojtur atë që quhet vlera evropiane dhe të shpëtohet procesi i negociatave me Bashkimin Evropian.