Propozim-ligji për regjistrimin në fokusin e partive dhe deputetëve

TË FUNDIT

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia dënohet me 9 vjet burg

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin...

Kida rrëmben vëmendje me ndryshimin e ri

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida përveç që njihet për projektet e saj, njihet edhe për eksperimentet që...

Guteresh mirëpriti hyrjen në fuqi të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guteresh mirëpriti hyrjen e sotme në fuqi të Traktatit për Ndalimin e Armëve...

Xhonson: Ka prova se varianti i ri i korona virusit është më vdekjeprurës

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, ka...

Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2021, me procedurë të shkurtër dje ishte në fokusin e partive. Deputetët e filluan debatin për këtë Propozim-ligj, ndërsa debati do të vazhdojë sot në mesditë, për kur është caktuar vazhdimi i mbledhjes së 29-të.

Këtë Propozim-ligj e sqaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, i cili tha se me zgjidhjen ligjore është paraparë që regjistrimi të bëhet prej 1 deri më 22 prill të këtij viti, ndërsa me të do të përfshihen edhe personat të cilët punojnë jashtë shtetit.

“Personat të cilët punojnë jashtë shtetit,  regjistrimin do ta bëjnë vetë,  me aplikacion të veçantë, i cili do të instalohet në faqen e internetit të Entit Shtetëror për Statistikë, nga 1 marsi dhe më 21 prill të vitit 2021”, sqaroi zëvendësministri Nuhiu. Ai theksoi se me ligjin janë parashikuar 50 rajone për regjistrim dhe secili prej tyre do të ketë komision të veçantë. Në të gjithë procesin do të respektohet  përfaqësimi i drejtë në komisione,  si dhe gjatë zgjedhjes së regjistruesve.

“Në kapitullin e katërt të ligjit, është parashikuar se aktet të cilat i sjell drejtori i Entit për Statistikë do të kenë efekt juridik nëse ato i pranon  edhe zëvendësi i tij. Ashtu, nuk mund të ketë mashtrime në bazë etnike”, theksoi Nuhiu.

VMRO-DPMNE opozitare kërkon që menjëherë nga debati në Kuvend të tërhiqet propozim-ligji për regjistrim dhe shumica qeveritare të organizojë debat brendapartiak dhe brendashtetëror me të gjithë faktorët shoqërorë me qëllim që të gjendet zgjidhje koncensuale se si të zbatohet ky operacion statistikor. Nëse nuk ndodh kjo, siç deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, partia do të parashtrojë iniciativë në Ministrinë e Drejtësisë për grumbullimin e nënshkrimeve për propozim-ligjin, me të cilin do të anulohet ligji i regjistrimit.

Mickoski tha se shumica qeverisëse planifikon që këtë ligj ta miratojë “në mënyrë të dhunshme” dhe se “po keqpërdoret flamuri evropian”. “Nëse edhe krahas kësaj, shumica qeverisëse vendosë ta injorojë edhe këtë propozim-ligj dhe vullnetin e qytetarëve, atëherë VMRO-DPMNE qartë thotë se rezultatet nga ky regjistrim nuk ka për qëllim t’i pranojë dhe udhëheqësit e ardhshëm të institucioneve të cilët do të zgjedhën si propozim i VMRO-DPMNE-së nuk kanë për qëllim t’i respektojnë rezultatet. Për këtë bëjmë thirrje për arsye, shtetësi dhe konsensus që të përmbahen para gjithçkaje te shumica në pushtet”, tha Mickoski. Ai shtoi se vendit I nevojitet regjistrim i cili do t’i përgjigjet dilemave statistikore, e jo regjistrim I cili do të jetë politik. Mickoski tha se ka shumë argumente të cilat deputetët e opozitës do t’i shfaqin gjatë debatit në kuvend.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski tha se për ato i papranueshëm është  ligji i tillë dhe se do të votojnë kundër.

“Me ligjin nuk arritëm deri te seanca plenare në mënyrën  në të cilën  dëshiruam dhe thirrëm. Nga vetë fillimi kërkuam konsensus shtetëror për këtë çështje, ndërsa jo  vendim të koalicionit qeveritar të partive nga pushteti për mënyrën, gjegjësisht formën për zbatimin e regjistrimit. Lëshuat shans, nga vetë fillimi të jepni legalitet dhe legjitimitet, gjegjësisht besim  të operacionit statistikor- të quajtur regjistrim”, theksoi Micevski. Ai tha se VMRO-DPMNE-ja ka dashur të marrë pjesë në këtë proces dhe për atë nga  grupi i deputetëve kanë paraqitur 26 amendamente thelbësore,  të cilat ishin në pajtim me rekomandimet dhe rregulloret e Parlamentit Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Eurostat, por shumica qeveritare  nuk i ka pranuar.

Micevski përkujtoi se pushteti nuk e ka pranuar propozimin  e opozitës gjatë regjistrimit të shfrytëzohen shenjat e gishtit.

“Regjistrimi duhet të jetë operacion statistikor i cili duhet të japë shifra për  popullatën rezidente, ndërsa jo numrin  e shtetasve. Nuk është definicioni për vendbanim të përhershëm, të cilin duhet ta ketë  çdo ligj për regjistrim. Sipas rregulloreve të BE-së dhe sipas KB-së, për  popullatë rezidente konsiderohen ato të cilët kanë jetuar  në vendin e tyre  të banimit të zakonshëm për një periudhë të vazhdueshme prej së paku 12  muaj para regjistrimit; dhe ato të cilët kanë arritur në vendin e tyre  të banimit të zakonshëm  gjatë 12 muajve para regjistrimit  me qëllim që të mbesin atje së paku një vit”, theksoi koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Deputetja dhe kryetare e Forumit të grave të LSDM-së, Snezhana Kaleska-Vançeva deklaroi se nuk do ta tërheqin Ligjin për regjistrim nga procedura kuvendore dhe nuk do të mbështesin propozime të paarsyeshme për shtyrjen e regjistrimit.

“Ky vend nuk ka pasur regjistrim për 18 vjet dhe se askush nuk ka të drejtë ta pengojë ose vonojë atë. Pse Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së u pengon regjistrimi është plotësisht e paqartë. A nuk duan ata të dinë se sa bashkëqytetarë tanë jetojnë në vend dhe sa jashtë”, deklaroi Kaleska-Vançeva. Shtoi se regjistrimi në vitin 2021, do të kryhet në përputhje me rregulloret e Eurostat, sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare sipas të cilave kryhet një operacion i rëndësishëm statistikor

TË NGJAJSHME