Prokuroria kërkon paraburgim për të riun nga Shkupi: Sulmoi një zyrtar të policisë në Çair

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore ka kërkuar nga Gjykata Themelore Penale shqiptimin e paraburgimit për një 28-vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet se ka lënduar fizikisht dhe ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një zyratri policorë, përcjell TV21. Prokuroria kërkon paraburgim pasi vlerëson se ekziston rreziku që i riu të arratiset ose të përsëris veprën.

“I dyshuari 28-vjeçar, më 23 maj, para një restoranti në rrugën Brigada maqedono-kosovare në Shkup, ka sulmuar dhe lënduar fizikisht një zyrtar policor – shef të Njësisë për Punë të Brendshme në Çair, i cili ka vepruar dhe ka kontrolluar shërbimet në terren në lidhje me fushatën “Festim i sigurt i maturës”. I dyshuari fillimisht e ka kërcënuar verbalisht policin, e më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht në krah. I dyshuari ka nxjerrë edhe një armë zjarri – pistoletë “Sig Sauer” me kalibër 9 mm, me 10 fishekë në kornizë, të cilën e ka poseduar pa leje, e ka reprovuar dhe e ka drejtuar drejt të dëmtuarit. Njëri prej policëve i pranishëm në vendin e ngjarjes i ka shtyrë dorën, pas çka i dyshuari ka gjuajtur një proektil në ajër ndërsa menjëherë është kapur nga policët e pranishëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.