Prishtinë: U hap ekspozita “Thirty one” (VIDEO)

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita e titulluar “Thirty One” , me 31 punime të Koleksionit të Kontakt Art Collection të Austrisë. Organizatorët bënë të ditur se ky koleksion përmban mbi 500 punime dhe disa prej tyre janë të ekspozuara paralelisht në vende të tjera. Ekspozita do të jetë e hapur për 31 ditë./21 Media