Presidenti libanez nuk e përjashton mundësinë për përzierje të jashtme në shpërthimin në Bejrut

TË FUNDIT

Presidenti libanez Mishell Aun deklaroi se në hetimin për shpërthimin e depos në portin  në Bejrut gjurmohet  për faktin nëse bëhet fjalë për pasojë për përzierja e jashtme ose është vetëm  fatkeqësi ose pakujdesi, kumtoi sot Kabineti i tij.

“Arsyeja ende nuk është konfirmuar. Ekziston mundësi për përzierje të huaj përmes  ndonjë rakete,  bombë ose  ndonjë vepër tjetër”; deklaroi Aun për mediat lokale.

Ai tha se ka kërkuar nga presidenti francez Emanuel Makron, i cili dje e vizitoi Bejrutin, të sigurojë forografi nga ajri që të konfirmohet se çka ka ndodhur.

“Nëse francezët nuk kanë, do t’i kërkojmë nga ndonjë burim tjetër”, theksoi Aun.

Ai tha se hetimi do të udhëhiqet  në tre mundës: së pari, si materiali shpërthyes ka hyrë  dhe është ruajtur, e dyta, nëse shpërthimi  është rezultat i  pakujdesisë ose fatkeqësi, dhe mundësia e tretë nëse ka pasur përzierje të jashtme.

Në shpërthimin që ndodhi në portin në Bejrut të martën, humbën jetët së paku 154 persona, ndërsa të lënduar janë rreth 5.000.