Presidenti kroat Milanoviq me ftesë të kryeministrit Rama do të vizitojë Shqipërinë

TË FUNDIT

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për vizitë private në Shqipëri në ftesë personale të kryeministrit Edi Rama.

Milanoviqi 56 vjeçar, i cili e ka udhëhequr qeverinë e 12-të kroate nga vitit 2011 deri në vitin 2016, një periudhë të gjatë ka qenë një ndër këshilltarët e kryeministrit Rama.

Kjo u konfirmua personalisht nga Rama në një konferencë të përbashkët për media në Tiranë, të mbajtur në fillim të nëntorit të vitit 2017, me eurokomisarin e atëhershëm të BE-së për politikën fqinjësore dhe negociata inkuadruese, Johanes Han.

“Kroacia është vend i shkëlqyeshëm që është shembull në rajon. Zoran është një mik i shkëlqyeshëm, kam kërkuar këshilla nga ai dhe do të kërkoj, ata janë gjithmonë të mirëpritur. Dua të them që ai është aq i mirë për mua sa nuk është kurrë vonë për të dhënë këshilla”, u përgjigj Rama në pyetjen e një gazetari të mediave kroate.

MARKETING I PAGUAR POLITIK