Presidenti i FHK-së Eugen Saraçini pret krerët e EHF-it (VIDEO)

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës Eugen Saraçini ka pritur sot delegacionin më të lartë të Federatës Evropiane të Hendbollit, përkatësisht kryetarin Zhan Briho dhe sekretarin e kësaj Federate Mishell Videderer.
Dyshja kryesuese e Federatës Evropiane në Kosovë kanë ardhur për të qenë pjesë e ndeshjeve kryesore të Kampionatit Evropian për vendet në zhvillim që përfundon nesër, ndërsa në takim me Presidentin e Hendbollit kosovarë Saraçinin u diskutua për rrjedhën e këtij kampionati dhe çështje tjera të rëndësishme për hendbollin kosovar dhe atë evropian në përgjithësi. Briho e Viederer do të jenë mysafirë në takimet gjymsëfinale që zhvillohën sonte dhe në ndeshjet e nesërme, me ç’ rast edhe do të përfundojë Botërori për vendet në zhvillim në Hendboll./21 Media