“Kurrë Afrim Gashi nuk krijon shpresa të rreme. Para se ta flas herë e parë për këtë çështje, kam qenë me letë në dorë të nënshkruar prej Zoran Zaevit dhe Afrim Gashit dhe kam thënë kjo është marrëveshja”, kështu u shpreh lideri i Alternativës, Afrim Gashi në ClickPlus teksa u pyet se deri ku është premtimi i tij për bashkëqeverisje me LSDM-së për rishqyrtim të rasteve gjyqësore të montuara.
Gashi i quan tendencioze edhe interpretimet e publikut dhe gazetarëve për këtë marrëveshje.
“Se si e lexojnë njerëzit, si dëshirojnë ta interpretojnë njerëzit dhe si e interpretuat ju (gazetarit) tash, është tejet tendencioze”, tha Gashi duke thënë se “me këtë marrëveshje po tentohet të interpretohet se AAA ka krijuar shpresa të rreme”./TV21
