Presidenti amerikan Joe Biden e mbështet kryeministrin holandez Mark Rutte, që ai në të ardhmen të jetë sekretar i përgjithshëm i NATO-s, deklaroi një përfaqësues anonim amerikan për “Politico“.
Media njoftoi se dy e treta e vendeve të NATO-s e mbështesin nominimin e Rutte për shef të NATO-s.
Funksionari amerikan anonim tha se mbështetja e Biden për Rutte sipas gjitha gjasave do të inkurajojë më shumë anëtare të NATO-s ta mbështesin nominimin e Rutte pas konkurrencës disamujore mes tij dhe disa liderëve të tjerë evropianë, në lidhje me këtë funksion.