Policia e rajonit ka arritur t’i gjejë veturën tetovarit, i cili gjatë ditës së djeshme raportoi se ai kanë vjedhur veturën “Opel Astra” në një parking në Tetovë, përcjell TV21.
“Mbrëmjen e djeshme (30-janar) rreth orës 20:30 në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë gjetur veturën “Opel Astra” me targa të Tetovës, e cila është raportuar e vjedhur të njëjtën ditë në mëngjes. Është kryer këqyrja në vendin ku u gjet automjeti dhe vetura i është kthyer pronarit V.T.(62) nga Tetova”, thonë nga MPB.