Po transportohej me kamion nga Shkupi, policia konfiskon gjysmë toni duhan

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Strumicë është arrestuar 37-vjeçari F.Q. nga komuna e Zelenikovës pasi ai është kapur me duhan për të cilin nuk kishte asnjë dokumentacion, përcjell TV21. MPB njofton se duhani po transportohej me kamion me targa të Shkupit.

“Gjatë kontrollit të kamionit “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, në bashkëpunim me inspektorin shtetëror nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, janë gjetur dhe konfiskuar 25 kuti kartoni me duhan të papërpunuar në gjethe me peshë të përgjithshme. të rreth 500 kilogramëve, për të cilat nuk kishte asnjë dokument”, thonë nga MPB.