Pique u pendua që një muaj pas ndarjes? “U përpoq dëshpërimisht të kthehej me Shakirën”!

TË FUNDIT

Ndarja e tyre qe e bujshme, por edhe më shumë vëmendje Shakira dhe Gerard Pique po marrin në muajt që pasoi atë moment. Shtypi rozë duket i etur për detaje nga marrëdhënia e dyshes. Vazhdimisht, kërkohen e dalin në dritë informacione mbi mënyrën sesi po e përjeton secili prej tyre këtë situatë. Së fundi, thuhet se ish-futbollisti, u pendua shumë shpejt për ndodhinë, dhe është përpjekur dëshpërimisht ta rifitonte partneren me të cilën ka dhe dy fëmijë.  
Duket se ish- ylli i Barcelonës ka tentuar të rikthehej me këngëtaren një muaj pas ndarjes së tyre. Më momenti që artistja kolumbiane refuzoi t`i kthehej lidhjes me të, atëherë ai filloi një jetë të re me 23-vjeçaren Clara Chia Marti. 
Pretendimi vjen nga gazetari spanjoll i Univision, Jordi Martin, i cili citon burime të afërta me Shakirën, raporton Marca. Sipas gazetarit, futbollisti vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre në prill të vitit të kaluar. Por një muaj pasi u largua nga shtëpia e familjes, ai u rikthye tek këngëtarja me mendimin që do ta falte sërish ( sic kishte bërë në të shkuarën), duke i kërkuar që të harronte gjithçka dhe të ktheheshin sërish bashkë. 

 “Pique u pendua që la Shakira dhe vendosi të provojë përsëri me të, por nuk funksionoi dhe ata vendosën të ndaheshin plotësisht. Clara tashmë ekzistonte deri atëherë”, tha gazetari. 
error: Content is protected !!