Përplasja Ruskoska-Muaremi/ Drejtori i Policisë Financiare nesër pritet të dorëzojë kallëzim në Prokurori

TË FUNDIT

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, pritet që nesër në Prokurorinë Themelore të dorëzojë kallëzimet penale ndaj prokurorëve që kanë kryer bastisjen në Drejtorinë që ai drejton. Ai ka paralajmëruar kallëzime kundër Vilma Ruskovskës, Ivana Trajçevës dhe Elizabeta Josifovskës, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, me arsyetimin se e kanë keqpërdorur detyrën dhe kanë bërë falsifikim të dokumenteve zyrtare, për shkak se sipas Policisë Financiare, prokurorët kanë dorëzuar në gjykatë të dhëna të rreme për të marrë urdhër për bastisje, duke mos respektuar Ligjin për Procedurën Penale. Ditë më parë, prokurorja Vilma Ruskovska u ankua për presion në punën e saj, e për këtë kërkoi ndihmë edhe nga ambasadat e huaja në vend, por si ajo e SHBA-ve po ashtu edhe delegacioni i BE-së, dolën me qëndrim se çështja duhet zgjidhur nga organet kompetente të vendit. Ndërkaq, Drejtori i Policisë Financiare Muaremi i ka kërkuar prokurores Ruskovska që nëse ka prova, të ngrejë akuzë kundër tij.

error: Content is protected !!