Pas më shumë se dhjetë orë bisedime në Ohër, ka përfunduar takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.
Diskutimet u fokusuan për planin e zbatimit të propozimit evropian, për përmbajtjen e këtij të fundit, palët u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel.
Siç raporton RTV21 nga vendi i ngjarjes , Borrell pas pak pritet të dalë në konferencë për media.